Trimi ishte një nxënës në klasën e pestë. Me mësime kishte pak probleme sepse nuk punonte aq sa duhej. Ishte koha e vlerësimeve dhe mësuesja u tha se ata duhej të ishin të përgatitur për klasën e gjashtë. Trimin e kishin kapluar mendimet e thella. Po si do të ia bënte i gjori djalosh? Pa menduar pak shoku i tij Luani që ishte më i miri në mësime ndjeu keqardhje për mikun e tij dhe i ofroi ndihmë. Luani i tha se tani do të vinte tek shtëpia e Trimit dhe do t’ia mësonte detyrat pikë për pikë. Trimi kishte etje për të bashkëpunuar. Por, ai nuk e dinte se pas ca ditësh do të bëhej nxenësi më i mirë në shkollë. Ai me Luanin po rrinin shumë gjatë duke bashkëpunuar. Mësuesja po vërente pak nga pak se Trimi nuk është siç ishte. Tani ai po ndryshonte nga një nxënes që nuk punonte në një nga më të mirët në klasë. Mësuesja u ngazëllye nga puna e Trimit dhe se si ai po i mbaronte muajtë me të. Ai punoi fort, dhe në fund ai dhe Luani nga suksesi e tyre u shpallën nxënësit më të mirë në gjithë shkollën.
Porosia: Pa punë nuk ka sukses!