Mirë se vjen mikesha ime e vjetër,
Qenke ardhur me një energji tjetër,
Pa më thuaj a m’a ke sjell ndonjë lule që ka bukuri?
E ta mbaj në kopsht me plot përgjegjësi,
A m’a ke sjell atë diellin me buzëqeshje?
Edhe qiellin shtoja e bëje sikur veshje,
Ngjyrën gjelbëroshe mos ma harro!
Nuk kam nevojë për asgjë më, gjërat e tjera dhuroji nëse do!