Ese për temën ” Ëndrrat e mia”

Përshëndetje! Unë sot po ndihem i lumtur sepse tani do i shpreh mendimet për ëndrrat e mia dhe do t’i tregoj ato. Së pari unë kam plot ëndrra që shpresoj që do t’i realizoj vetëm me punë e koncentrim. Ëndrra ime e parë është që të bëhem një futbollist profesionist e ta përfaqësoj Kosovën. Ekipi im i preferuar është Mançester Siti nga Anglia, ndërsa futbollistët e mi të preferuar janë Erling Haland, Gjianluigji Donaruma, Kristiano Ronaldo etj. Këtë sport e luaj me zemër dhe me dashuri. Pastaj ëndrra ime e dytë është të jem një TI (teknolog i informacioneve), programer,kodues etj. Mua më kanë frymëzuar shokët e mi Guri dhe Genti, dhe poashtu një familjar i imi. Sipas meje teknologjia nuk ka fund dhe është argëtuese po e përdore me kujdes. Ëndrra ime tjetër është shkrimi. Kam qejf të shkruaj shkrime pafund të ndryshme, por kam kohën paksa të kufizuar. Në klasë çdoherë marrë lëvdatë nga mësuesja sepse edhe e kam vërejtur dhe prindërit më thonë se e kam imagjinatën e madhe. Tani po e mbyll me kaq këtë ese. Edhe pse pata të shkruaj shumë më shumë për ëndrrat që kam dhe do i ndjek në çdo cep ku shkojnë.

Mesazhi im për ju: Ndiq ëndrrën në çdo moment, dhe po të iku provo ta kapësh përsëri sepse ndonjëherë edhe do të ik edhe do të të zhduket!